Lidhje

Partitë shqiptare në Maqedoni pranojnë planin e paqes - 2001-07-12


Udhëheqësit politikë shqiptarë në Maqedoni thonë se kanë arritur marrëveshje të plotë me ndërmjetësit amerikanë dhe evropianë mbi një dokument që mund të ndihmojë ti japë fund luftës në këtë vend. Udhëheqësit e partive shqiptare thonë se i kanë pranuar propozimet e paraqitura nga i dërguari amerikan James Pardew dhe ai eevropian Francois Leotard. Të dy të dërguarit kanë zhvilluar bisedime intensive dy ditët e fundit duke u bërë trysni politikanëve shqiptarë të pranonin dokumentin e kompromisit. Propozimet parashikojnë kompetenca më të mëdha për qeverisjen lokale.

Ndërkohë në Kosovë paqeruajtësit e Natos thonë se kanë zbuluar qindra predha gjatë operacioneve që synojnë të ndërpresin furnizimin me armë të luftëtarëve shqiptarë në Maqedoni. Forcat e Natos kapën në afërsi të Gjilanit mbi 370 predha mortajash dhe municione të tjera. Të paktën dy persona janë ndaluar për t’u marrë në pyetje.

XS
SM
MD
LG