Lidhje

Kina dhe Rusia kërkojnë ruajtjen e traktatit për raketat balistike - 2001-07-16


Udhëheqësit e Rusisë dhe të Kinës thonë se traktati i vitit 1972 për raketat anti-balistike nuk duhet ndryshuar. Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Gjiang Xë Min, i cili ndodhet për vizitë në në Moskë, bënë një deklaratë të përbashkët në përfundim të bisedimevetë tyre në Kremlin sot. Ata e cilësojnë traktatit për raketat anti-balistike si një gurë themel të qëndrushmërisë në botë dhe si bazë e pakësimit të armëve sulmuese. Presidenti Bush kërkon ndryshimin e traktatit ose përndryshe, ka thënë ai, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati me qëllim që të vazhdojnë zhvillimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen nga raketat, i cili kundërshtohet si nga Rusia edhe nga Kina. Presidentët Putin dhe Gjiang nënshkruan gjithashtu një traktat miqësie, që synon të forcojë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës. Traktati përfshin gjithashtu respektimin e kufijve dhe të tërësisë territoriale të njëri tjetrit.

XS
SM
MD
LG