Lidhje

Gjenova tronditet nga bomba - 2001-07-16


Një bombë e vogël shpërtheu në Gjenovë të Italisë ku do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë i Grupit të Tetëshes. Të paktën një polic u plagos. Një zëdhënës i policisë tha se një postier e dorëzoi sot paketën-bombë në stacionin e policisë. Zëdhënësi tha se, më vonë, një polic e hapi paktetën, e cila shpërtheu duke i shkaktuar atij djegie në duar dhe fytyrë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Gjenova ndodhet nën masa të rrepta sigurimi në prag të takimit të nivelit të lartë që do t’i zhvillohet nga 20 deri 22 korrik dhe ku do të marrin pjesë 7 vendet më të industrializuara dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG