Lidhje

Kalendari historik i datës 17 korrik - 2001-07-17


Më 17 korrik 1969, astroanutët e anijes amerikane të hapësirës Apollo 11 korrigjuan kursin e fluturimit për të hyrë në orbitë rreth Hënës. Kjo procedurë ishte më rëndësi vendimtare për uljen e tyre në Hënë pas tre ditësh, e cila do të ishte hera e parë që njeriu shkelte mbi satelitin e tokës. Tensioni në kabinën e fluturimit gjatë manovrës ishte i madh. Por gjithçka kaloi me sukses. Gjatë orëve që do të vijonin, tre astronautët në bordin e Apollos u morën me përgatitjet për uljen mbi sipërfaqen e Hënës. Ndërkohë, në tokë, gazeta Nju Jork Times deklaronte se e tërhiqte artikullin e saj të vitit 1920, ku vihej në lojë shkencëtari amerikan Robert Goddard, i cili në atë kohë kishte parashikuar se një ditë raketat do të fluturojnë në Hënë madje edhe përtej saj.

Më 17 korrik 1821, Spanja ia dorëzoi zyrtarisht Floridën, Shteteve të Bashkuara. Ky gadishull subtropikal në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara kishte qenë territor spanjoll qysh nga viti 1513. Por në vitin 1803, Shtetet e Bashkuara ngritën pretendimin se Florida perëndimore ishte e përfshirë në marrëveshjen për blerjen e Louisianës. Louisiana i ishte blerë Francës nga Shtetet e Bashkuara vite më parë. Spanja, e cila ishte e zënë me punë të tjera në Evropë si dhe me revolucionet në kolonitë e saj të Hemisferës Perëndimore, nuk e kundërshtoi pretendimin amerikan. Dy vendet nënshkruan një traktat në të cilin Spanja hiqte dorë nga Florida Perëndimore dhe ia dorëzonte pjesën tjetër të territorit Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG