Lidhje

Gjenden tre shqiptaro-amerikan në varre masive - 2001-07-17


Ministri serb i drejtësisë thotë se tre shqiptaro-amerikanët, trupat e të cilëve u gjetën në një varr masiv në Serbi ishin parë për herë të fundit në duart e forcave të sigurimit të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Vladan Batiç u tha gazetarëve se të tre vëllezërit Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyçi u zhdukën dy vjet më parë pasi u liruan nga burgu në qytetin Prokuplje në Serbinë e Jugut. Ai thotë se të tre ata u liruan në korrik 1999 pasi vuajtën 15 ditë burgim. Ai shtoi se zyrtarët i kishin thënë se pas lirimit, të tre vëllezërit ishin kapur nga forcat serbe të sigurimit.

Ministri i brendshëm Batiç nuk dha hollësi të mëtejshme mbi këtë çështje. Por gazeta Washington Post shkruante në numrin e saj të së dielës se trupat e tre vëllezërve me shtetësi amerikane ishin gjetur në një varr masiv në Serbi javën e kaluar.

Gazeta shkruante se vëllezërit Bytyçi shkuan në Kosovë në vitin 1999 me qindra të tjerë për të luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E përditshmja vazhdon se trupat e tyre u gjetën në një varr masiv në afërsi të qytetit Petrovo Solo. Sipas artikullit, ata i kishin kokat të mbuluara dhe ishin ekzekutuar nga një distancë e afërt.

XS
SM
MD
LG