Lidhje

Bush në Londër - 2001-07-17


Mbretëresha Elizabeth mirëpriti presidentin Bush në Londër ku ai ka ndaluar për një vizitë të shkurtër para se të niset për në Itali për takimin e 8-shes të premten. Monarkia britanike priti zotin Bush për drekë në pallatin Buckingham. Më pas presidenti do të bisedojë me kryeministrin Tony Blair në shtëpinë e tij në afërsi të Londrës. Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë planin e zotit Bush për mbrojtjen nga raketat si dhe kundërshimin e marrëveshjes së Kiotos për ngrohjen globale. Ndërkohë policia në Gjenovë ka forcuar sigurimin para takimit të së premtes të udhëheqësve të shtatë vendeve më të industrializuara dhe Rusisë. 20 mijë policë dhe ushtarë janë në gadishmëri për të parandaluar dhunën që ka shoqëruar mbledhje të tjera ndërkombëtare në tre vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG