Lidhje

Përpjekjet e fundit për paqe në Maqedoni - 2001-07-18


Presidenti maqedonas Boris Trajkovski dhe udhëheqësit e partive politike kryesore do të takohen sot në përpjekje për të shpëtuar bisedimet që kanë për qëllim përfundimin e luftimeve midis forcave qeveritare dhe luftëtarëve shqiptar.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson dhe shefi i politikës së jashtme Javier Solana kanë në plan të marrin pjesë në bisedimet në Shkup. Negociatat u bllokuan dje kur partia maqedonase në pushtet denoncoi planin e propozuar që kërkon tu jap shqiptarëve më shumë të drejta dhe vetqeverisje.

Partia e zotit Trajkovski, VMRO e quajti planin të papranueshëm duke thënë se ai bënte shumë lëshime. Zyrtarët e partisë thanë se kërkesa për ta bërë gjuhën shqipe një nga gjuhët zyrtare në Maqedoni është një përpjekje për të mohuar integritetin dhe bashkimin e vendit.Udhëheqësit politik shqiptar kanë rënë dakort për planin të martën. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë ndërmjetësuar bisedimet midis udhëheqësve politik shqiptar dhe maqedonas për një javë në përpjekje për të gjetur një marrëveshje e cila do ti jepte fund gjakderdhjes në vend.

I dërguari amerikan, James Pardew tha se ai dhe homologu i tij evropian Francois Leotard janë në bisedime për të dhënë sygjerime dhe se udhëheqësit e Maqedoninë duhet të vendosim për të ardhmen e vendit të tyre. Një armëpushim dyjavor midis luftëtarëve shqiptar dhe forcave qeveritare vazhdon të jetë në fuqi. Televizioni maqedonas thotë se luftëtarët shqiptar qëlluan me armë në afërsi të Tetovës por trupat qeveritare nuk u kundërpërgjigjën. Një zëdhënës i Ministrisë maqedonase të Mbrojtjes tha gjithashtu se luftëtarët shqiptar po rigrupohen në territorin që ata kontrollojnë në pjesën veriore të vendit. Luftëtarët shqiptar thonë se e filluan luftën në shkurt për të fituar garanci për zgjerimin e të drejtave të tyre etnike. Kurse qeveria maqedonase thotë se luftëtarët kërkojnë të bashkojnë zonat e banuara nga shqiptarët në Maqedoni me Kosovën fqinje.

XS
SM
MD
LG