Lidhje

Bashkëshorja e Milosheviçit lejohet ta vizitojë atë në Hagë - 2001-07-19


Bashkëshortja e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç arriti në Hollandë për të vizituar të shoqin e saj, i cili po mbahet në burgun e Kombeve të Bashkuara në pritje të gjyqit nën akuzat për krime lufte. Për vizitën e Mira Markoviçit, qeveria hollandeze kërkoi leje nga Këshilli Evropian, i cili deri tani e kishte ndaluar çdo udhëtim nëpër Evropë të familjes dhe miqve të Millosheviçit.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme hollandeze, Mira Markoviçit iu dha një vizë tre ditore me lëvizje të kufizuara, për të vizituar të shoqin e saj. Ajo po shoqërohet nga avokati i familjes Dragosllav Ognjanoviç. Avokati i tha gazetarëve para se të largohej nga Beogradi, se Markoviç do të vizitonte të shoqin e saj çdo ditë. Sllobodan Millosheviç iu dorëzua Gjykatës së Hagës në qershor. Ai është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë vitit 1999.

XS
SM
MD
LG