Lidhje

Nato në kërkim të Karaxhiç dhe Mlladiç - 2001-07-19


Paqeruejtësit e Natos kanë filluar manovrat ushtarake në Bosnjën Lindore, duke u bërë shkak për njoftime se ato po përgatiten për të kapur ish udhëheqësin serb të Bosnjes, Radovan Karaxhiç. Në manovrat tri ditëshe që filluan dje, marrin pjesë thuajse dy mijë ushtarë të Natos nga Gjermania, Spanja, Franca dhe Maroku. Manovrat po mbahen në një zonë ku mendohet se ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës mund të ndodhet i fsdhehur.

Zyrtarët e Natos mohojnë se manovrat kanë lidhje me përpjekjet për kapjen e personave të akuzuar për krime lufte. Ata thonë se manovrat janë planifikuar shumë kohë më parë dhe janë pjesë e stërvitjeve rutinë. Gjykata e Hagës për krimet e luftës ka ngritur padi ndaj zotit Karazhiç dhe ish komandanti ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç nën akuzat për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit boshnjak.

Pas ekstradimit muajin e kaluar të ish presidentit Millosheviç në Hagë, zotërinjtë Karaxhiç dhe Mlladiç janë ngritur në krye të listës së personave të kërkuar nga gjykata e Hagës për krimet e luftës. Nga fillimi i këtij muaji, Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson, paralajmëroi javën e kaluar se këta dy persona nuk do t’i shpëtojnë armës së drejtësisë dhe bëjnë mirë që të dorëzohen vetë.

XS
SM
MD
LG