Lidhje

Ministrat e jashtëm të 8-shes kërkojnë vëzhgues asnjanës në konfliktin izraelito-palestinez - 2001-07-19


Ministrat e jashtëm të grupit të tetëshes bënë thirrje për dërgimin e vëzhguesve asnjanës, për të ndihmuar në qetësimin e konfliktit izraelito-palestinez, një hap ky që pranohet nga palestinezët, por që kundërshtohet nga Izraeli. Ministrat e jashtëm të 7 vendeve më të industrializuara të botës dhe Rusisë e bënë këtë thirrje me anë të një deklarate që lëshuan sot në Romë. Ata thanë se besojnë, që në rrethanat aktuale, vëzhguesit e huaj, të pranuar nga të dyja palët, do t’u shërbenin interesave të tyre për zbatimin e raportit të komisionit Mitchell për t’i dhënë fund dhunës 10-muajshe. Autoriteti palestinez e mirëpriti menjëherë deklaratën e grupit të tetëshes, ndërsa zyrtarët izraelitë përsëritën kundërshtimin e tyre ndaj idesë së dërgimit të vëzhguesve të huaj në territoret palestineze.

XS
SM
MD
LG