Lidhje

Kina denoncon votimin e Kongresit Amerikan kundër kompesimit të saj - 2001-07-20


Kina tha se është plotësisht kundër votimit në Kogresin Amerikan lidhur me mos kompensimin e Kinës për shërbimet që bëri gjatë kohës kur avioni amerikan i vëzhgimit u mbajt në Kinë. Agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të ketë thënë se votimi ishte një përpjekje e pak elementëve anti-kinezë në Kongresin e Sheteve të Bashkuara, për të dëmtuar përmirësimin e marrëdhënieve Kino-amerikane. Dhoma e Përfaqësusve votoi dje me 406 vota pro dhe 6 kundër për të mos kompensuar Kinën për shpenzimet e saj në lidhje me avionin, përfshi edhe shpenzimet për qëndrimin e 24 anëtarëve të ekuipazhit amerikan në ishullin e Hainanit për 12 ditë.

XS
SM
MD
LG