Lidhje

Në Çeçeni rrëzohet një helikopter rus - 2001-07-20


Rrëzimi i një helikopteri ushtarak rus në republikën separatiste të Çeçenisë shkaktoi vdekjen e 9 ushtarëve rusë dhe plagosjen 5 të tjerëve. Zyrtarët ushtarakë rusë thanë se helikopteri i tipit M-I 8 ra dje në afërsi të fshatit Engenoi, në juglindje të kryeqytetit të Çeçenisë Grozni. Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet, por luftëtarët çeçenë në rajon thanë se helikopterin e rrëzuan ata.

XS
SM
MD
LG