Lidhje

Njoftimet nga anija amerikane e hapësirës, Atlantis - 2001-07-20


Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi se ecja e parë në hapësirë tani me vënien në përdorim të dhomës së re të ajrit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës do të realizohet sipas planit, nesër në mëngjes, megjithëse gjatë ditëve të fundit ka patur disa rrjedhje të ajrit. NASA thotë se këto janë probleme të parëndësishme, dhe se ato nuk ndikojnë në ecjet e hapësirës, gjatë të cilave kozmonautët do të instalojnë çisternën e katërt në dhomën e ajrit. Dhoma e re e ajrit gjithashtu do t’i krijojë mundësi astronautëve që të largohen nga stacioni dhe të kalojnë direkt në hapësirë, pa përdorimin e anjeve të tjera kozmike, të lidhura me laboratorin orbital.

XS
SM
MD
LG