Lidhje

Indonezi: Wahid pranon të largohet - 2001-07-23


Ish-presidenti indonezian Abdurrahman Wahid njoftoi se do të largohet nga pallati presidencial në Xhakartë ditën e enjte, dhe se po atë ditë si do të niset për në Shtetet e Bashkuara për qëllime kurimi. Në intervistën e pare pas heqjes nga detyra si president, zoti Wahid tha në një intervistë për agjencinë Associated Press se ka çrregullime të në tensionit, dhe se mjekët duan ta shpëtojnë nga një godotje e tretë e mundshme. Zoti Wahid refuzoi të largohej nga pallati presidencial pas heqjes së tij nga Asambleja Kombëtare dhe zëvendësimit me nën-presidenten Megawati Sukarnoputri. Ish-presidenti Wahid u shpreh sot se pushimi i tij nga detyra është i paligjshëm dhe se miqësia e tij e gjatë me zonjën Megawati ka marrë fund. Zoti Wahid tha gjithashtu se ai parashikon se zonja Megawati do të rikthejë qeverisjen autoritare të mbështetur nga ushtria në Indonezi.

Megawati presidentja e re Megawati Sukarnoputri bëri betimin si presidentja e pestë e Indonezisë, disa minuta pasi Asambleja Kombëtare e Indonezisë shkarkoi presidentin Abdurrahman Wahid nën akuzat për korrupsion dhe paaftësi. 54-vjeçarja Sukarnoputri, e bija e një prej figurave më të mëdha të kombit indonezian, presidentit Sukarno, bëri thirrje për bashkim menjëherë pas betimit të saj si presidentja e pestë e Indonezisë. Ajo i bëri thirrje të gjitha partive politike të lenë mënjanë ndryshimet midis tyre dhe të punojnë për ndërtimin e Indonezisë së madhe. Ligjvënësit e zgjodhën unanimisht ish-nënpresidenten e vendit, Sukarnoputri, menjëherë pas shkarkimit të zotiti Wahid. Deri disa orë më parë, ende ishin të paqarta detajet për transferimin e pushtetit. Zoti Wahid vazhdonte të qëndronte në pallatin e tij presidencial dhe tha se nuk do të largohej nga posti.

XS
SM
MD
LG