Lidhje

Nato dhe BE angazhohen për një mision të ri paqeje në Maqedoni - 2001-07-24


Zyrtarë të lartë të Natos dhe të Bashkimit Evropian njoftuan për një mision të ri paqeje në Maqedoni ndërkohë që udhëheqësit ushtarak në vendin ballkanik paralajmëruan për një ofensivë tjerët kundër shqiptarëve të armatosur.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson tha se ai dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana do të shkojnë nesër në Shkup në përpjekje për ndërmjetësime të reja. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të ndjekin rrugën e paqes dhe jo të luftës dhe tha se çdo përpjekje për të zgjidhur krizën me mjete luftarake do të shkatërrojë vendin dhe do të sjell humbje të mëdha në njerëz.

Ai gjithashtu i mohoi si thellësisht të paverteta akuzat e bëra nga zyrarët maqedonas se Nato është kundër qeverisë maqedonase.

Më parë zyrtarët e ministrive të mbrojtjes dhe asaj të brendshme maqedonase thanë se do të ndërmarrin një ofensivë të re po qe se luftëtarët shqiptar nuk tërhiqen nga pozicionet që kanë marr nën kontroll në afërsi të Tetovës. Në deklarata gjithashtu thuhej se zyrtarët maqedonas nuk do të marë parasysh asnjë thirrje ndërkombëtare për vetpërmbajtje në se luftëtarët nuk tërhiqen.

Paralajmërimi u bë ndërsa u rikthye qetësia në Tetovë ps tre ditë shkëmbimesh të rënda zjarri përreth qytetit midis forcave qeveritare dhe luftëtarëve shqiptarë. Noftohet se rrugët e qytetit janë të zbrazëta. Qindra banorë, shumica maqedonas janë larguar nga qyteti.

Sot paradite këshilltaria amerikane për çështjet e sigurimit Kondoleeza Rice u takua në Kiev me presidentin ukrainas Leonid Kuchma dhe i bëri thirrje Ukrainës të ndalojë furnizimin me armë të Maqedonisë. Ajo tha se shitja e armëve mund të vërë në rrezik përpjekjet për paqe në Maqedoni. Muajt e fundit Maqedonia ka blerë të paktën 8 helikopterë M-I-8 dhe M-I-24 dhe avionë S-U-25. K-FOR kap armë dhe municione në kufirin Kosovë-Maqedoni

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë njoftoi se ka arrestuar mbi 60 persona dhe se ka kapur sasi armësh dhe municionesh në afërsi të kufirit me Maqedoninë. Zëdhënës të Aleancës thonë se armët u kapën në rajonin e Prizrenit, ku paqeruajtësit ndaluan disa karvane me mushka që po shkonin nga Shqipëria në Maqedoni nëpërmjet Kosovës. Ushtarët gjithashtu konfiskuan 50 mushka gjatë këtij operacioni.

Paqeruajtësit vazhdimisht kapin karvane që çojnë armë në Maqedoni dhe i arrestojnë personat që merren me këtë transport. Por megjithatë, ata nuk kanë mundur të ndalojnë furnizimin me armë të luftëtarëve shqiptarë në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG