Lidhje

Gjykata Kushtetuese shqiptare hedh poshtë akuzat për anshmëri në gjykimin e zgjedhjeve - 2001-07-25


Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, Fehmi Abdiu hodhi sot poshtë akuzat për anshmëri në gjykimet e çështjeve që lidhen me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 24 qershorit. Zoti Abdiu nuk pranoi as vërejtjet e vëzhguesve ndërkombëtar të cilat sipas tij mund të kenë ardhur si pasojë e mungesës së informacionit. Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim 42 ankesa nga kandidatë të krahëve të ndryshëm politik që kundërshtuan rezultatin e shpallur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG