Lidhje

Gjenerali i ushtrisë kroate i dorëzohet Hagës - 2001-07-25


Një gjenaral i ushtrisë kroate u dorëzua në Gjykatën e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Gjenerali Rahim Ademi shkoi sot në Hollandë, ku po mbahet në gjendje arresti pranë Hagës. Ndaj tij janë ngritur akuza për krime ndaj civilëve serbë gjatë luftës së vitit 1991 dhe 1995 në Kroaci. Ai do të jetë kroati i parë që gjykohet në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara nën akuza që kanë lidhje me konfliktin.

Para se të hipte në një avion në Zagreb, gjenerali Ademi i shoqëruar nga gruaja e tij dhe një avokat, i tha gazetarëve se ishte krenar për rolin e tij në luftë dhe se është i përgatitur për të provuar pafajësinë e vet.

Gjenerali pritet të dalë para gjyqit brenda dy ditëve, ku do t’i bëhet të njohur zyrtarisht aktpadia ndaj tij, e cila bazohet në ofensivën qeveritare të vitit 1993 në jupperëndim të Kroacisë, ku u masakruan dhjetra serbë dhe u shkatërruan shtëpitë e tyre. Gjyakta e Hagës ka ngritur aktpadi gjithashtu ndaj një oficeri të lartë të ushtrisë kroate. Mendohet se ai është gjenerali Ante Gotovina, i cili nuk ka pranuar t’i dorëzohet Gjykatës.

XS
SM
MD
LG