Lidhje

Condoleeza Rice bisedon me Putin për sistemin e mbrojtjes nga raketat - 2001-07-26


Këshilltarja amerikane për Çështje të Sigurimit Kombëtar Condoleeza Rice thotë se zhvilloi në Moskë diskutime të mira, që synonin të përshpejtonin bisedimet për një sistem të mbrojtjes nga raketat. Ajo foli pas takimit sot me presidentin rus Vladimir Putin dhe këshilltarin e tij kryesor për sigurimin, Vladimir Rushailo. Zonja Rice dhe zoti Rushailo citohen të kenë thënë se kanë rënë dakort për të zhvilluar disa raunde bisedimesh që do t’i paraprijnë takimit të nivelit të lartë ndërmjet presidentit Bush dhe presidentit Putin në tetor. Por në dallim nga komentet e zonjës Rice, zoti Rushailo thotë se diskutimet janë të ndërlikuara dhe mund të marrin shumë kohë. Në takimin e nivelit të lartë të Grupit të Tetëshes në Gjenovë të Italisë, presidenti Bush dhe presidenti Putin ranë dakort të mos i ndajnë bisedimet mbi planet për sistemin e mbrojtjes nga raketat dhe ato mbi propozimet ruse për pakësimin e arsenalit bërthamor të të dyja vendeve.

XS
SM
MD
LG