Lidhje

Rusia vazhdon të kundërshtojë ndryshimin e traktatit kundër raketave balistike - 2001-07-27


Rusia tha se vazhdon të kundërshtojë ndryshimin e traktatit të vitit 1972 për raketat balistike, ndryshim ky që do ti hapte rrugën Shteteve të Bashkuara që të bënin prova për një sistem të mbrojtjes nga raketat. Ministria e Jashtme ruse tha se Moska nuk dëgjoi ndonjë argument të ri nga Këshilltarja amerikane për Çështjet e Sigurimit Kombëtar, Condoleeza Rice, që do të bindnin Rusinë të bënte lëshime për traktatin. Dje zonja Rice i tha presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në Moskë se presidenti Bush ka në plan të kryejë provat për sistemin e mbrojtjes nga raketat megjithë kufizimet e vendosura nga traktati i armëve balistike.

XS
SM
MD
LG