Lidhje

Bush për emigracionin - 2001-07-27


Presidenti Bush thotë se propozimi për ti bërë banorë të ligjshëm të Shteteve të Bashkuara imigrantët e paligjshëm nga Meksika, mund të zgjerohet, duke përfshirë edhe imigrantë nga vende të tjera. Javën e kaluar, një ekip i posaçëm rekomandoi që administrata tu japë mundësinë për të kërkuar statusin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, një pjese të 3 milionë imigrantëve meksikanë që jetojnë këtu në mënyrë të paligjshme. Presidenti Bush nuk dha hollësi se cilët imigrantë të paligjshëm do të lejohen të kërkojnë statusin e ligjshëm. Cdo propozim lidhur me këtë çështje duhet të miratohet më parë nga Kongresi. Kritikët thonë se ky plan do të përjashtonte miliona imigrantë që përpiqen të hyjnë në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG