Lidhje

6 të vrarë në Bregun Perendimor - 2001-07-30


Një shpërthim sot në Bregun Perëndimor la të vrarë gjashtë veprimtarë të organizatës Fatah të udhëheqësit palestinez Yasser Arafat. Ende nuk është e qartë se çka shkaktoi shpërthimin e fuqishëm në një barakë në afërsi të qytetit Jenin. Disa zyrtarë palestinezë fajësuan Izraelin, duke thënë se viktimat ishin veprimtarë që kërkoheshin nga autoritetet izraelite. Izraeli hodhi poshtë përgjegjësinë për shpërthimin, duke thënë se të vrarët ishin viktimë e ndonjë bombe në të cilën ata po punonin, mirëpo që shpërtheu para kohe. Ndërkohë, është njoftuar për një seri përleshjesh që nga incidenti i djeshëm në Jeruzalemin Lindor, ku forcat izraelite të sigurimit kryen një sulm në oborrin e xhamisë Al-Aqsa pasiqë që palestinesët e mbledhur aty hedhnin gurë mbi hebrenjtë e mbledhur rreth Murit Perëndimor. Nuk është bërë e ditur për ndonjë të plagosur nga përleshjet e fundit.

XS
SM
MD
LG