Lidhje

Intervistë me Sali Berishën - 2001-07-30


VOA: Zoti Berisha, ju sot deklaruat se partia juaj nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve. A mos është ky një vendim i nxituar, ai i keni shfrytëzuar ju të gjitha mekanizmat kombëtare dhe ndërkombëtare për zgjidhjen e ankesave që keni për procesin zgjedhor?

BERISHA: Së pari dëshiroj të theksoj se ky nuk është një vendim i izoluar i Partisë Demokratike, por i të pesë partive që formojnë Koalicionin Bashkimi për Fitoren dhe tre partive të tjera jo-parlamentare që e mbështesin këtë koalicion. Ky vendim erdhi si rrjedhojë e refuzimit total dhe kategorik të ankesave tona nga institucionet, apo pseudoinst e këtij regjimi, që më shumë se çdo gjë tjetër di të bëjë trafiqe, ky vendim u diktua për faktin se për herë të parë në historinë e një vendi qytetarët diskrimonhen në mënyrë ekstreme përpara ligjit, një zonë elektorale me 40 mijë banorë realizon një përfaqësim në parlament të barabartë me 9 distrikte që kanë gjysëm milioni banorë. Zona 60 e Lushnjes fut në Parlament aq deputetë sa fut kryeqyeti i Shqipërisë dhe kjo për shkak të oreksit të çmendur për pushtet të qeveritarëve dhe krerëve të sotëm socialistë. Ky vendim erdhi sepse në zonat 2,4, 8 ,9, 13,14, 18, 19, 20, 22 24, 25 , 26, 29, 28, 32, 33, 34, 46, 48, 49, 59, 60, 62,66, 74, 80, 82 ,86, 90, 96, 100, shteti shpalosi tanket, autoblindat, kallashnikovët për të diktuar rezultatin evotimeve.

VOA: Zoti Berisha, më falni që po ju ndërpres, çfarë kushtesh duhet të përmbushin autoritetet që Partia Demokratike dhe aleatët e saj të rishqyrtojnë vendimin e sotëm, a shihni ndonjë mundësi për kompromis?

BERISHA: Ne për të gjitha këto në mënyrë absolute i jemi drejtuar të gjitha institucioneve shqiptare, i jemi drejtuar institucioneve ndërkombëtare tek të cilat kemi gjetur mirëkuptim të plotë dhe i përshëndesim, gjejmë në raportet e tyre në mënyrë tekstuale akuzat dhe pretendimet tona dhe tani ne na mbetet që me shqiptarët në tërësi dhe me insitucionet ndërkombëtare, pra me shumicën e shqiptarëve, se ne përfaqësojnë shumicën, sepse mos harroni se kjo qeveri e sotme u deklarua e humbur se i bëri thirrje Genc Pollos të krijojë qeverinë më datën 25 qershor, sepse s’ishte e fituar, pra, ne me shumicën e shqiptarëve dhe me insitucionet ndërkombëtare marrim përsipër të rivendosim legjimitetin e Parlamentit dhe institucionin e votës së lirë. Nuk ka dyshim që ka hapësira dhe mundësi dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha hapësirat dhe mundësitë. Do të jap vetëm një shembull: nëpërmjet radios suaj, në qytetin e Durrësit në 4 zona elektorale Bashkimi për Fitore ka fituar 27 mijë vota. Qeveria ka fituar 17 mijë vota. Qeveria ka grabitur tre deputetë kurse një deputete ka ngel aty për Bashkimin për Fitore. Pra, në këtë qytet në 1 tetor Kryetari i Bashkisë është akoma në balotazh, por mafia shtetërore përdor dhunën dhe nuk lejon të zhvillohen zgjedhje.

VOA: Zoti Berisha, a jeni i shqetësuar se vendimi juaj për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe bojkotimin e Parlamentit mund të dëmtojë imazhin e opozitës në përgjithësi dhe të partisë suaj në veçanti si një forcë destruktive, siç thonë kundërshtarët tuaj politikë.

BERISHA: Kësaj radhe çfarë ka ndodhur: ne nuk po bërtasim ”kapeni hajdutin, por po bërtasim e kemi kapë hajdutin!” Dhe nuk e kemi kapur hajdutin vetëm duke vjedhur, por e kemi kapur me dëshmitar faktorin ndërkombëtar. Kështuqë, ne nuk kërkojmë gjë tjetër, vetëm që hajduti të dorëzojë ato që ka vjedhur dhe të rikthehet ligjitimiteti i institucioneve shqiptare. Unë kam besim të madh se do të gjejmë mbështetje të plotë tek të gjithë ata që janë për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, të cilët vetëm për zonën 60 kanë denoncuar jo-kushtetueshmërinë e saj kanë denoncuar veprimet jo-ligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për të mos thënë se për 18 zona të tjera kanë shprehur vërejtje substanciale për zgjedhjet.

VOA: Zoti Berisha, ju faleminderit!

BERISHA: Ju faleminderit juve që më dhatë mundësinë të flas në emisionin tuaj.

XS
SM
MD
LG