Lidhje

Virusi kompjuterik Code Red - 2001-07-31


Ekspertët amerikanë thonë se një program sabotimi në internet, i njohur me emrin virusi Code Red mund të fillojë të përhapet përsëri sonte në mesnatë sipas orës së Grinuiçit. Gjatë goditjes së tij parë më 19 korrik, virusi mendohet ta ketë instaluar vetveten në qindra-mijëra kompjutera dhe të ketë ngadalësuar qarkullimin e të dhënave në internet deri në 40 për qind. Ky virus është krijuar në mënyrë të tillë që të përhapet gjatë 20 ditëve të para të çdo muaji në kompjuterat që përdorin programe të Microsoftit për internetin. Por ndryshe nga virusët e deritanishëm që kanë nevojë për ndihmën e përdoruesit të kompjuterit për tu përhapur, virus i ri, i quajtur Worm, mund të infektojë kompjuterat e tjerë pa ndihmën e askujt. Microsofti ka ofruar një program për luftimin e këtij virusi, origjina e të cilit mbetet e panjohur.

XS
SM
MD
LG