Lidhje

Në Lindjen e Mesme vritet një udhëheqës i Organizatës Hamas - 2001-07-31


Forcat izraelite sulmuan një ndërtesë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor ku ndodheshin zyrat e një udhëheqësi të organizatës ekstremiste islamike Hamas. Në bazë të njoftimeve të para që citojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, tetë persona kanë humbur jetën gjatë sulmit, midis të cilëve edhe një udhëheqës i Organizatës Hamas.

Forcat izraelite hodhën në erë ndërtesën ku ndodheshin zyrat e Jamal Mansourit, një nga udhëheqësit kryesorë të Organizatës Hamas në Bregun Perëndimor. Mendohet që edhe vetë zoti Mansour të jetë vrarë. Midis të vrarëve janë gjithashtu dy fëmijë.

Në disa njoftime thuhet se avionët luftarakë të Izraelit bombarduan ndërtesën, ndërsa njoftimet e tjera thonë se sulmi është kryer me artileri. Ushtria izarelite nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me sulmin.

XS
SM
MD
LG