Lidhje

Kina censuron intervistën e sekretarit Powell - 2001-07-31


Zyrtarët amerikanë protestuan me forcë ndaj vendimit të Kinës për të hequr pjesë nga intervista e sekretarit të shtetit Colin Powell me televizionin kinez. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Charles Hunter tha se zyrtarët kinezë kishin rënë dakord që intervista të transmetohej e plotë në Televizionin Qendror të Kinës por pastaj hoqën nga intervista pjesët ku flitej për Taivanin dhe për të drejtat e njeriut. Zoti Hunter tha se censurimi i intervistës ishte një vendim jo i peshuar dhe kundërproduktiv. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta bëjnë të njohur qendrimin e tyre lidhur me këto çështje ndërkohë që përpiqen për marrëdhënie dypalëshe miqësore.

XS
SM
MD
LG