Lidhje

SHBA - Irak - 2001-07-31


Zyrtartë amerikanë të mbrojtjes thonë se piloti i një avioni amerikan të pajisur me radar njoftoi se ka parë një raketë të hedhur në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite. Por zyrtarët thonë se zbulimi amerikan ende nuk e ka konfirmuar pohimin e pilotit, sipas të cilit raketa ndodhej rreth 200 milje larg dhe nuk përbënte ndonjë rrezik për avionin amerikan. Sipas zyrtarëve të paidentifikuar të Pentagonit, piloti amerikan tha se e kishte e dalluar raketën irakiane tokë-ajër në hapësirën ajrore të Arbisë Saudite javën e kaluar. Po javën e kaluar, Pentagoni tha se Iraku kishte qëlluar me raketë në drejtim të një avioni amerikan vëzhgimi. Iraku thotë se sistemet mbrojtëse të tij venë në shënjestër avionë luftarake dhe jo avionë vëzhgimi.

XS
SM
MD
LG