Lidhje

Intervistë me zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, Xhevdet Nasufi - 2001-08-02


VOA: Dje dëgjuam lajme shumë optimiste për çështjen e gjuhës kurse sot komentet e kryeministrit kanë ngjallur shumë shqetësime. Si i cilësoni ju këto komente?

NASUFI: Mjerisht politikanët në Maqedoni, kryesisht nga blloku maqedonas po merren mjaft me propagandë në favor të zgjedhjeve ndoshta, të cilat akoma s’kanë filluar, prandaj unë mendoj t’i lëmë komentet vetëm në këtë aspekt duke mos hyrë edhe në atë se me siguri në komentet e zotit Georgevski ka edhe qëllime të tjera por për momentin e pikërishëm mendoj se nuk janë ato të rëndësishme por më e rëndësishme është paqja.

VOA: Zoti Nasufi a mund të na jepni disa hollësi për marrëveshjen e arritur dje sidomos për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, pra cilat do të jetë kufizimet e përdorimit të saj? NASUFI:Vlerësimi jonë është, tani edhe ne shqiptarët më duket se duhet të komunikojmë më tej, se përsa i përket këtyre 5 ditëve të dialogimit intensiv ka lëvizje inkurajuese por është akoma larg të thuhet se jemi pranë marrëveshjes apo afër marrëveshjes. Mirëpo kryesisht akulli ka filluar të shkihet dhe kjo është pesha kryesore. Sa i përket fokusimit në çështjen me peshë siç është gjuha shqipe bisedat zhvillohen me mjaft vështirësi mirëpo dalngadalë, si thuhet nganjë lëvizje e vogël po bëhet përpara veçmas përsa i përket përdorit, zyrtarizimit të gjuhës shqipe në nivel të pushtetit lokal, në nivel të komunikimit ta zëmë të shqiptarëve me pushtetin lokal dhe atë qëndror kuptohet, në nivel të përdorimit në procedurat gjyqësore dhe në dokumenta personale zyrtare dhe ashtu me radhë. Mirëpo unë e kisha theksuar në këtë për hir të informimit të drejtë të çështjes se, e përsëri çështja ka ngelur te niveli i përdorimit, tek sasia e përdorimit, tek instrumentet e përdorimit të gjuhës shqipe në parlament, në pushtetin ligjvënës dhe në qeveri të Maqedonisë dhe për këto dy çështje nuk kemi arritur marrëveshje por mbeten të hapura dhe këto do të rihapen në diskutimet që pasoj pas ditës së nesërme e më tutje.

VOA: Sa vështirë do të jetë të arrihet një marrëveshje për çështjet e tjera kontestuese siç është përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri dhe çështja e policisë?

NASUFI: Ka do indikacione kështu simptoma paraprake të themi edhe pse në politike asgjë s’është absolute, gjithçka veçmas në këto trevat tonë në situatat të këtilla duhet të merret me rezervë se në rregullimin e çështjes të zhvillimit të demokracisë lokale e cila mjerisht është shumë formale në momentin e pikërishëm e në këtë konteks veçmas instalimi i kopetencave të policisë lokale si shërbim publik në nivel të pushtetit lokal ka në disa sekmente shenja pozitive mirëpo unë mendoj se edhe këtu do të ketë vështirësi të caktuara sepse është e ditur ajo se nuk mund të flasim për ndonjë integrim kualitativ përmbarësor cilësor të shqipëtarëve në sistem, në shtet të bëhen pjesë e shtetit, ato në se policia lokale apo edhe ato në nivel qëndror ngelen ashtu si është gjer më tani ose me modifikime të vogla prandaj insistimi jonë në këtë sferë është i pakompromis sepse kjo është edhe parakusht për integrim të shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë.

VOA: A mund të na thoni si ka funksionuar qeveria e bashkimit kombëtar në Maqedoni dhe sa peshë ka fjala e ministrave shqiptarë në këtë qeveri?

NASUFI: Mjerisht nga fillimi të theksoj se kjo qeveri është reflektim i gjendje së krizës dhe njëkohosisht ajo edhe e reflekton edhe atë gjendje. Ministrat shqiptar mjerisht në sferën e policisë, në sferën e ndërmarrjes së masave ushtarake, në sferën e aktiviteteve të sigurisë, në ato sfera kurfarë ndikimi nuk ka patur, bile as edhe njohur çfarë është edhe më tragjike. Mirëpo për fat të mirë prezenca e ministrave shqiptar ka efekte tërthorazi të një balancimi pozitiv të marrëdhënieve në Maqedoni por edhe të zhvillimeve politike të përgjithshme që kanë influencë në Maqedoni por edhe njëkohosisht me faktorëve të brendshëm.

XS
SM
MD
LG