Lidhje

Shpërthim në Londër - 2001-08-03


Policia britanike fajësoi një grup paraushtarak veriirlandez për sulmin me bombë ndaj një makine në pjesën perëndimore të Londrës, gjatë të cilit u plagosën të paktën 7 vetë. Policia tha se sulmi ndodhi mbrëmë, rreth 100 metra larg stacionit të metrosë Ealing Broadway. Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në një qendër tregëtare. Polica tha se mendon që sulmin te ketë kryer një grup paraushtarak katolik i Irlandës së Veriut, e ashtuquajtura Ushtri Republikane Irlandeze Reale. Grupet paraushtarake katolike dhe protestante që kundërshtojnë procesin e paqes në Irlandën e Veriut kanë organizuar një numër sulmesh me bomba në Britani. Ndërkohë, krahu politik i Ushtrisë Republikane Irlandeze Katolike, Sinn Fein, do të zhvillojë një takim për të diskutuar qëndrimin e saj ndaj një plani të përbashkët të qeverisë britanike dhe asaj irlandeze për të shpëtuar procesin e paqes në Irlandën e Veriut.

XS
SM
MD
LG