Lidhje

Bujanoc: vriten 2 policë serbë - 2001-08-04


Dy policë serbë janë vrarë dhe të paktën një tjetër është plagosur në një sulm në Serbinë jugore.

Zyrtarët serbë thonë se sulmi ndodhi të premten vonë në afërsi të qytetit Bujanoc pranë kufirit me Kosovën. Një zëdhënës i policisë tha se policët ishin në patrullë kur u sulmuan. Zëdhënësi nuk dha hollësi të mëtejshme.

Ky është incidenti më i rëndë në rajon që kur luftëtarët shqiptarë ranë dakort të dorëzojnë armët në maj në bazë të marrëveshjes për paqe të arritur me qeverinë serbe me ndihmën e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Beogradi akuzoi grupet e armatosura se po përpiqen të bashkojnë rajonin e Bujanocit me Kosovën.

Edhe zyrtarët e qeverisë maqedonase akuzojnë shqiptarët e armatosur me bazë në Kossovë se kanë të njëjtat plane për territorin e Maqedonisë veriore.

XS
SM
MD
LG