Lidhje

Statistika të përdorimit të gjuhëve të huaja në Shtetet e Bashkuara - 2001-08-06


Thuajse 18 përqind e fëmijëve të shkollave amerikane flasin një gjuhë të ndryshme nga anglishtja në shtëpitë e tyre, thuhet në një raport të zyrës së Regjistrimit të popullsisë. Kjo shifër është më e lartë në krahasim me 14 përqind që ishte në vitin 1990. Gjuha që flitet më shumë pas anglishtes është spanishtja. Sipas raportit mbi 13 milionë imigrantë të ligjshëm kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara në periudhën ndërmjet viteve 1990 dhe 2000. Numri më i madh i tyre ka ardhur nga Meksika. Rreth 30 milionë e 500 mijë amerikanë kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara, pra më shumë se 10 përqind e popullsisë së përgjithshme të vendit, që arrin në rreth 285 milionë.

XS
SM
MD
LG