Lidhje

Përvjetori i 56 i Hiroshimës - 2001-08-06


Në qytetin japonez të Hiroshimës u festua sot 56-vjetori i hedhjes së bombës së parë atomike në botë. Rreth 50 mijë vetë, midis të cilëve nga ata që mundën të shpëtojnë dhe të afërm të viktimave u mblodhën sot në Parkun e Paqes të Hiroshimës për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore që u organizua me këtë rast. Këmbana e Paqes ra pikërisht në momentin kur avionët amerianë hodhën bombën më 6 gusht të vitit 1945. Kryeministri Junichiro Koizumi përsëriti edhe një herë zotimin se Japonia, si vendi i vetëm i botës që ka përjetuar një sulm bërthamor, do të vazhdojë të përpiqet për çarmatimin e përgjithshëm bërthamor.

XS
SM
MD
LG