Lidhje

Udhëheqësi koreanoverior në Rusi - 2001-08-06


Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Il, ka filluar një vizitë dyditore në Shën Peterburg të Rusisë. Pritet që zoti Kim të vizitojë fabrika dhe vende që lidhen me kulturën, në qytetin e dytë rus për nga madhësia, përpara se të kthehet në Moskë dhe të fillojë udhëtimin e tij të gjatë për t’u kthyer në Korenë e Veriut. Të shtunën, zoti Kim dhe presidenti rus, Vlladimir Putin, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në fund të një takimi të nivelit të lartë në Kremlin, duke deklaruar se vendet respektive kanë ndër mend të japin ndihmesë në qendrueshmërinë globale. Në deklaratë thuhet se programi i Koresë së Veriut për zhvillimin e raketave nuk është kërcënim për asnjë vend që respekton sovranitetin e tij. Deklarata shpresh gjithashtu përkrahje për Traktatin e vitit 1972 ndërmjet Moskës dhe Washingtonit kundër Raketave Balistike, i cili ndalon sistemet për mbrojtjen kundër raketave.

XS
SM
MD
LG