Lidhje

Agjencia amerikane e imigracionit rrit tarifat për aplikantët - 2001-08-07


Agjencia amerikane e imigracionit njoftoi se do ti rrisë tarifat që u merr imigrantëve për të përpunuar kërkesat e tyre për shkak të rritjes së numrit të aplikimeve.

Sipas planit të ri, agjencia do ta rrisë 35 dollarë tarifën për çdo kërkesë për "green card", duke e çuar atë në 255 dollarë. Edhe tarifa për marrjen e shtetësisë do të rritet 35 dollarë, duke arritur në 260 dollarë për çdo aplikim. Zyrtarët thonë gjithashtu se do të rriten edhe tarifat për lejen e punës dhe birësimet.

Zyrtarë të imigracionit thonë se rritja e tarifave do të shërbejë për të shpejtuar procesin e përpunimit të aplikimeve, por disa organziata për të drejtat e imigrantëve po i kritikojnë tarifat e reja duke thënë se ato janë shumë të larta. Në se miratohen, tarifat e reja do të fillojnë të vihen në zbatim në muajin janar.

XS
SM
MD
LG