Lidhje

SHBA i kërkon Kinës ndërprerjen e shitjes së teknologjisë së raketave - 2001-08-08


Bisedimet që po zhvillohen në Kinë midis një delegacioni të Kongresit amerikan dhe udhëheqësve kinezë, pritet të përqendrohen rreth pohimeve se Kina po u shet vendeve të tjera teknologji raketash. Delegacioni amerikan, i përbërë nga 5 anëtarë dhe i kryesuar nga senatori demokrat Joseph Biden, do të takohet me presidentin kinez Gjang Xë Min dhe zyrtarë të tjerë kinezë në një vend pushimi në bregdetin verior të Kinës. Dje senatori Biden i kërkoi Pekinit të respektojë marrëveshjen me Shtetet Bashkuara për të mos i shitur armë vendeve si Pakistani. Ai tha se faktet e reja të cilat tregojnë se Kina nuk po e përfill marrëveshjen, do të vinin në pikëpyetje edhe angazhimin e Pekinit ndaj marrëveshjeve tjera.

XS
SM
MD
LG