Lidhje

Kina deklaron se nuk përbën rrezik për vendet e tjera - 2001-08-09


Kryeministri kinez Zhu Rongji tha në takimin me delegacionin e Shteteve të Bashkuara që po viziton Kinën, se Pekini nuk përbën rrezik për ndonjë vend të botës. Zoti Zhu i tha sot delegacionit amerikan prej 4 vetësh se Kina dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Dje, Senatori Demokrat dhe udhëheqësi i delegacionit Joseph Biden, e paralajmëroi Kinën se eksportimi i raketave në vende të tjera do të ndihmonte në justifikimin e planeve për ndërtimin e një sistemi amerikan për mbrojtjen nga raketata, gjë të cilën Kina e kundërshton. Zoti Biden i bëri këto komente pas takimit me presidetnin kinez Gjang Xëmin.

XS
SM
MD
LG