Lidhje

Kalendari historik i datës 10 gusht - 2001-08-11


Më 10 gusht të vitit 1846, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi themelimin e institutit Smithson, për nder të shkencëtarit britanik, James Smithson, i cili vdiq në vitin 1826. Ai nuk e kishte vizituar kurrë Amerikën, dhe çuditërisht ia la gjithë pasurinë e tij Shteteve të Bashkuara për të themeluar një institucion që do t’i shërbente zgjerimit dhe shkëmbimit të njohurive mes njerëzve. Kongresi amerikan përdori një pjesë të fondeve të dhuruara nga Smithsoni për ndërtesën e veçantë me tulla të kuqe në parkun e madh të Uashingtonit. Që nga ndërtimet fillestare në vitin 1846, Instituti Smithson është zgjeruar shumë dhe tani ka në kompleksin e tij mbi 10 muzeume, që financojnë kërkime në të gjithë botën.

Më 10 gusht të vitit 1919, vdiq industrialisti më i pasur i Evropës, Andrew Carnegie, i cili la një pasuri prej 450 milionë dollarësh. Në testamentin e tij ai kërkonte që këto para të shfrytëzoheshin për të themeluar dhe mirëmbajtur institucione që do t’i shërbenin gjithë njerëzimit. Në shkrimet e Carnegit gjenden shënime të tilla ku thuhet se jeta e njeriut të pasur duhet të ndahet në dy periudha. E para, ajo gjatë së cilës vihet pasuria dhe e dyta kur ajo shfrytëzohet për të mirën e publikut. Gjatë jetës së tij Andrew Carnegie kontriboi financiarisht për ndërtimin e e tri mijë bibliotekave në Shtetet e Bashkuara, në Angli dhe në vendet e tjera anglisht folëse. Pas vdekjes së tij fondacioni që mban emrin e tij ka themeluar institucione të tjera që i shërbejnë arsimimit dhe mirëkuptimit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG