Lidhje

Kalendari historik i datës 12 gusht - 2001-08-12


Më 12 gusht të vitit 1898, diplomatë që përfaqësonin Shtetet e Bashkuar dhe Spanjën firmosën traktatin që do t’i jepte fund Luftës Amerikano-Spanjolle, e cila zgjati për 4 muaj. Spanja pranoi t’i jepej pavarësia Kubës dhe ia dorëzoi Porto Rikon dhe ishullin Guam të Paqësorit, Shteteve të Bashkuara. Përveç kësaj, Spanja ia dha koloninë e vet të Filipineve po Shteteve të Bashkuara dhe e miratoi propozimin amerikan për pushtimin e ishujve Havai. Më 1 tetor të vitit 1898 u mbajt Konferenca e Paqes në Paris. Kjo konferencë ratifikoi marrëveshjen e mëparshme, si dhe i shtoi asaj një klauzolë, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara duhet t’i paguanin Spanjës 20 milionë dollarë për të gjitha pretendimet e saj në territoret që i përkisnin më parë.

Më 12 gusht të vitit 1851, qeveria e Shteteve të Bashkuara i dha Isaac Singerit patentën e makinës së parë qepëse. Kjo makinë mund të bënte tegela të pandrëpresë, të drejtë dhe të lakuar. Gjatë 12 vjetëve që pasuan, zoti Singer mori edhe 20 patenta të tjera për përmirësimet që i bënte makinës së tij qepëse. Në vitin 1852, së bashku me partneritn e tij Edward Clark, ai krijoi Kompaninë I.M. Singer. Për të nxitur shitjen e makinave edhe midis radhëve të punonjësve të thjeshtë, Kompania “Singer and Clark” krijoi sistemin e pagimit me këste dhe kompania e tyre u bë e para që pranonte shkëmbimin e makinave të vjetra me ato të reja. Me metodat e reja të tregëtisë, që sot përdoren gjerësisht midis blerësve dhe prodhuesve, kompania I.M Singer u bë prodhuesja kryesore në botë e makinave qepëse.

XS
SM
MD
LG