Lidhje

23 të vdekur në Austrinë Jugore - 2001-08-13


Sipas njoftimeve të policisë austriake, nga rrëzimi i një autobuzi në Austrinë Jugore gjetën vdekjen 23 vetë. Ky është aksidenti i tretë serioz që ndodh këtë muaj në tunelet e Austrisë.

Autoritetet thonë se autobuzi italian, doli jashtë kontrollit në momentin kur po hynte në tunel. Pjesa më e madhe e turistëve thuhet se ishin kryesisht polakë, të cilët po shkonin në Romë.

Javën e kaluar ndodhën dy aksidente të tjerë të ngjashëm në tunelet e Austrisë, gjatë të cilave gjetën vdekjen 8 vetë dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

XS
SM
MD
LG