Në Kosovë u përshëndet nënshkrimi i marrëveshjes së paqes në Maqedoni. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës tërheqin vëmendjen se ky është vetëm një hap drejt zgjidhjes së krizës. Sipas tyre, vendosja e plotë e paqes kërkon në radhë të parë barazinë ndërmjet komuniteteve, kurse garanci për zbatimin e marrëveshjes mund të ofrojë vetëm bashkësia ndërkombëtare.