Lidhje

40 vjetori i Murit të Berlinit - 2001-08-13


Gjermania po përkujton sot 40-vjetorin e ndërtimin e Murit të Berlinit, një simbol i qëndrueshëm gjatë ndarjes së Luftës së Ftohtë në Evropë ndërmjet Lindjes Komuniste dhe Perëndimit Kapitalist. Kancelari gjerman, Gerhardt Schroeder, dhe kryetari i bashkisë së Berlinit po vendosin kurora me lule në kujtim të qindra njerëzve që humbën jetën në përpjekje për të ikur nga Gjermia Lindore duke kapërcyer murin për të dalë në Berlinin Perëndimor. Muri ndante Berlinin deri sa ai u rrëzua në vitin 1989, një vit më pak se Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore të ribashkoheshin.

XS
SM
MD
LG