Lidhje

Rumsfeld në Moskë - 2001-08-13


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld zhvilloi sot bisedime në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Mbrojtjes Sergei Ivanov lidhur me kontrollin e armëve dhe planet e Washingtonit për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat. Njoftimet citojnë zoti Putin të ketë thënë se negociatat midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të çojnë përfundimisht në arritjen e marrëveshjes për kontrollin e armëve strategjike dhe të sistemeve mbrojtëse. Por zoti Ivanov tha se zyrtari amerikan nuk arritit ta bindë Rusinë lidhur me nevojën e braktisjes së traktatit të armëve anti-balistike të vitit 1972. Administrata e presidenti Bush thotë se të dy vendet duhet të marrin masa përtej marrëveshjes, të cilën ata e quajnë të vjetëruar.

XS
SM
MD
LG