Lidhje

Bush do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e politikës së tij për qelizat embrionale - 2001-08-14


Presidenti Bush thotë se do t’i vërë veton çdo projekt-ligji të miratuar nga Kongresi, që kërkon zgjerimin e politikës së tij lidhur me kërkimet mbi qelizat embrionale. Duke folur dje nga ferma e tij në Texas, presidenti shprehu besimin se politika e tij e financimit të kërkimeve të kufizuara është diçka e drejtë për Amerikën. Këto komente presidenti i bëri pasi disa senatorë, si republikanë edhe demokratë, thanë se do të mbështesnin një projekt-ligj, i cili do të shtonte fondet federale për kërkime në qeliza të reja embrionale, si për shembull ato në klinikat e fertilizimit. Ndërkohë, personat që kundërshtojnë kërkimet në qelizat embrionale thonë se këto kërkime janë baraz me vrasjen.

XS
SM
MD
LG