Lidhje

Në udhëkryq procesi i paqes në Irlandën e Veriut - 2001-08-14


Ushtria Republikane Irlandeze njoftoi sot se po tërhiqet nga marrëveshja e fundit për dorëzimin e armëve, duke ndërlikuar kështu edhe më tepër procesin e paqës në Irlandën e Veriut. Në një deklaratë që lëshoi sot Ushtria Republikane Irlandeze tha se ka marrë një vendim të tillë, sipas fjalëve të saj, për shkak të hedhjes menjëherë poshtë të ofertës së saj për çarmatosje dhe për krijimin e parakushteve, nga udhëheqësit e partisë pro-britanike Unionistët e Ulsterit. IRA gjithashtu akuzoi qeverinë britanike se nuk ka përmbushur detyrimet e saj, veçanërisht duke e quajtur plotësisht të papranueshëm vendimin e Londrës për të pezulluar qeverisjen e përbashkët katoliko-protestane të Irlandës së Veriut.

XS
SM
MD
LG