Lidhje

5 shqiptarë të vrarë në fshatin Lupoten - 2001-08-14


Zyrtarët ndërkombëtarë konfirmuan njoftimet për gjetjen e trupave të 5 shqiptarëve në fshatin Lupoten në veri të Shkupit. Zyrtarët thonë se duket se viktimat ishin qëlluar nga një distancë e afërt por rrethanat e vrasjes së tyre ende nuk dihen. Banorët maqedonas në rajon thonë se viktimat ishin terroristë. Banorë të tjerë të fshatit thonë se ata ishin civilë të paarmatosur. Forcat qeveritare e sulmuan këtë fshat të djelën gjatë një operacioni në shenjë hakmarrje për vrasjen e 8 ushtarëve nga shërthimi i një mine.

XS
SM
MD
LG