Lidhje

Intervistë me Menduh Thaçi - 2001-08-14


VOA- Zoti Thaçi, njoftimet e fundit nga Maqedonia bëjnë të ditur se UÇK-ja ka rënë dakord për çarmatosjen e luftëtarëve të saj. Po ashtu ka njoftime se parlamenti mundë ta rimarrë në shqyrtim nesër marrëveshjen për ratifikimine saj. Pra a keni informacion për parlamentin, a pritet që me të vertetë parlamenti ta fillojë me kaq shpejtësi punën për ratifikimin e kësaj marrëveshje. THAÇI- Po duhet patur parasysh se datat për realizimin e marrëveshjes apo kohëzgjatja janë të afatëzuara në mënyrë strikte në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar prej ditës së djeshme. Duhen toleruar vetëm dyzet e pesë ditë, domethënë në ditën e dyzet e pestë të gjitha çështjet e ligjeve dhe ndryshimeve të kushtetutës duhet të miratohen. Për sa i përket lajmit për ditën e neserme për mbledhjen e parlamentit unë kam informatë tjetër se kryetari i republikës ndoshta do të ketë mundësi që ti propozojë kryetarit të parlamentit një procedurë të mëtejshme parlamentare për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore. VOA- Zoti Thaçi sa janë dëmtuar marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve dhe a ekziston mundësia e rifitimit të besimit midis këtyre dy komuniteteve. THAÇI- Edhe në një emision tjetër ju kam thënë se vërtetë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë të dëmtuara shumë dhe për këtë gjithsesi janë fajtore forcat e sigurimit të maqedonisë të cilat shpesh herë, bile edhe sot sillen si grupe terrorizuese mbi popullatën shqiptare. Unë personalisht nuk preferoj ide të romantizmit lidhur me marrëdhënie të mëtejme ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Unë preferoj vendosjen e rregullave, vendosjen e rraporteve qofshin ato kushtetuese, ligjore apo normative të cilat do të garantojnë një pranëjetesë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Dhe së dyti vendosjen e një ballance të mëtejshme të shqiptarëve dhe maqedonasve në sistem dhe kjo do të jetë e vetmja mënyrë që do të garantojë që në të ardhmen të mos ketë krizë ndërmjet këtyre dy popujve.

XS
SM
MD
LG