Lidhje

Kalendari Historik i datës 15 gusht - 2001-08-15


Më 15 gusht të vitit 1969, rreth 500 mijë të rinj zhvilluan një festival në një fermë pranë fshatit Woodstock të New Yorkut. Ky festival do të ndihmonte në përcaktimin e karakteristikave të brezit të ri amerikan. “Pjesëmarrësve në festival u pëlqente të shkonin në Woodstock, për shkak të pjesëmarrjes në të këngëtarëve të muzikës pop dhe rock and roll, midis të cilëve Jimi Hendrix, John Sebastia, Janis Joplin dhe grupet muzikore ”The Grateful Dead”, dhe “The Who,” thotë Richie Havens, këngëtari që e hapi festivalin e Woodstockut. Pas tri ditë muzike, shirash të rrëmbyeshëm, mungesës së kushteve të nevojshme sanitare dhe ushqimit të pamjftueshëm, grupi i të rinjve këngëtarë ishte shndërruar në yje të muzikës amerikane. Në fakt Festivali i Woodstockut u bë një lloj gur prove për gjeneratën amerikane të rock and rollit, e cila është shnëdrruar në një legjendë të vërtetë.

Më 15 gusht të vitit 1914, anija amerikane e mallrave Ann-son do të bëhej anija e parë në botë që do të përshkonte kanalin e Panamasë. Anijes iu deshën 9 orë ta përshkonte kanalin prej 82 kilometrash që e lidh Oqeanin Atllantik me atë Paqësor, nëpërmjet Panamasë. Shtetet e Bashkuara filluan të puojnë për hapjen e kanalit në vitin 1904, duke zëvendësuar francezët, të cilët e kishin filluar ndërtimin e tij në vitin 1881. Por ata nuk e përfunduan dot me sukses ndërtimin, ngaqë hasën në disa probleme inxhinierike, si dhe ngaqë shumë prej punëtorëve evropianë u sëmurën nga malarja dhe ethet e verdha dhe më pas vdiqën. Mjekët ushtarakë amerikanë e zgjidhën problemin e mushkonjave që shkatonin këto sëmunjde, duke tharë kënetat dhe duke vendosur rregulla tepër të rrepta sanitare në kampet e punës. Shtetet e Bashkuara e kontrolluan kanalin e Panamasë për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të dhe ia kthyen atë Panamasë më 31 dhjetor të vitit 1999.

XS
SM
MD
LG