Lidhje

Vazhdon dhuna në Lindjen e Mesme - 2001-08-15


Ushtarët izraelitë vranë një aktivist palestinez në Bregun Perëndimor, anëtar i fraksionit Fatah të udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat. Zyrtarët palestinezë e quajtën vrasjen si atentat. Burimet ushtarake izraelite thonë se Imad Abu Sneineh ndiqej për shkak të një sërë sulmesh të kryera kundër kolonëve hebrej në Hebron. Ndërkaq, forcat izraelite kryen lëvizje të reja trupash gjatë natës në afërsi të Bethlehemit dhe në fshatrat përreth. Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, i paralajmëroi Autoritetet Palestineze se do të kenë pasoja të rënda në qoftë se dhuna vazhdon. Zyrtarët palestinezë e cilësuan këtë paralajmërim si deklaratë lufte. Presidenti Bush i ka bërë thirrje udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat që të parandalojë sulmet terroriste vetvrasëse. Presidenti i bëri thirrje gjithashtu Izraelit që të tregohet i përmbajtur.

XS
SM
MD
LG