Lidhje

Amnesty International mbi Kinën - 2001-08-15


Organizata Amnesty International njoftoi se i ka dërguar një letër të hapur presidentit të Kinës, ku i shpreh shqetësim lidhur me qindra koreanoveriorët që kërkojnë strehim politik, të cilët thuhet se janë kthyer me forcë në Korenë e Veriut për shkak të masave të rrepta që janë marrë në verilindje të Kinës. Në letrën drejtuar presidentit Gjang Xë Min, zyra e Amnesty International në Londër tha se personave që janë ndaluar gjatë masave të rrepta u është mohuar e drejta për të hyrë në procedurat për të fituar statusin e refugjatit dhe janë dërguar përsëri në kufi, ku i pret një fat i panjohur. Amnesty Intrenational thotë se masat e rrepta të qeverisë kineze u intensifikuan në muajin qershor, pas publikimit të rastit të një familjeje të përbërë nga 7 koreanoveriorë, të cilët kërkuan strehim në një zyrë të Kombeve të Bashkuara në Pekin. Më pas familjen e lejuan të shkonte në Korenë e Jugut, ku ju dha strehim politik. Pekini i konsideron të gjithë personat nga Koreja e Veriut që kërkojnë strehim politik, si imigrantë të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG