Lidhje

Intervistë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Ilir Zherka - 2001-08-15


VOA: Zoti Zherka, disa tregohen skeptikë lidhur me zbatimin e marrëveshjes. Cili është mendimi juaj?

Ilir Zherka: Mendoj se zbatimi i marrëveshjes është kyç për procesin e paqes. Në të kaluarën, një numër zyrtarësh të lartë qeveritarë maqedonas, si Kryeministri e ministri i Brendshëm janë shrehur kundër një marreveshje të tillë dhe patën bërë thirrje për përdorimin e forcës ushtarake për zgjidhjen e konfliktit. Prandaj është më rëndësi që Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara ta kushtëzojnë dhënien e ndihmave për Maqedoninë me zbatimin e marrëveshjes. Së dyti, qeveria amerikane duhet të vazhdojë të mbajë në Maqedoni të dërguarin e saj të posaçëm për të ndihmuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Dhe së treti, Natoja duhet të vendosë trupat e saj atje per nje periudhë afatfgjatë.

VOA: A mendoni se Natoja do të jetë në gjendje t’a çarmatosë UÇK-në brenda një afati prej 30 ditësh?

Ilir Zherka: Është e mundur, por nuk besoj që 30 ditë do të mjaftojnë për përmbushjen e këtij qellimi. Por veç kesaj, Natoja duhet të jetë e pranishme në Maqedoni për nje periudhë më të gjatë për të ruajtur paqen midis dy paleve dhe për të siguruar zbatimin e marrëveshjes, për të siguruar që konflikti nuk fillon përsëri. Pasi ajo që kemi parë në të kaluarën, veçanërisht nga pala qeveritare në një numër rastesh armëpushimi është vendosur, dhe qeveria ka qene ajo që e ka shkelur atë duke rifilluar fushatën e saj ushtarake. Këtë e kemi parë në të kaluarën dhe mund ta shohim edhe ne te ardhmen. Prandaj Natoja duhet t përgatitet për një mision më të gjatë, ndoshta me më pak trupa.

VOA: Natoja gjithashtu ka thënë se do të ndërhyjë në procesin e çarmatimit vetëm në qoftëse UÇK-ja do të çarmatoset vullnetarisht. A mendoni se Ushtria Çlirimtare Kombëtare do të bashkëpunojë në këtë drejtim?

Ilir Zherka: Absolutisht po. Gjatë bisedimeve të paqes Ushtria Çlirimtare Kombëtare e tregoi veten një faktor të besueshëm dhe ka theksuar përkrahjen e saj për marreveshjen e arritur. Komandanti i larte i UÇK-së ka theksuar se e përkrah marrëveshjen, dhe po kështu është shprehur edhe përfaqësuesi i saj politik. Ata thonë se në marreveshje përfshihen kryesisht ato kerkesa për të cilat u hodhën në luftë dhe unë kam besim se UÇK-ja do të veprojë në përputhje me marrëveshjen e arritur nga faktorët politikë dhe do të çarmatoset.

VOA: Zoti Zherka, gjatë konfliktit administrata amerikane shpalli ndalimin e ndihmave për grupet e armatosura shqiptare në Maqedoni. Si mendoni, sa ndikoi kjo masë për arritjen e marrëveshjes?

Ilir Zherka: Nuk mendoj se kjo masë pati ndonjë ndikim të madh. Mendoj se ajo ishte kryesisht një përpjekje per t'i derguar UÇK-së një sinjal se ajo nuk gëzonte përkrahjen e qeverisë amerikane, dhe gjithashtu për t'ia berë të qartë qeverisë maqedonase se Washingtoni nuk mbështeste grupet e armatosura shqiptare, pasi siç e dimë ekzistonin zëra se UÇK-ja mbështetej nga qeveria amerikane. Pra ky ishte mesazhi i vërtetë dhe ky mesazh u kuptua por nuk mendoj se pati ndonje ndikim në veprimet e mëtejshme të UÇK-së.

VOA: Dihet se Shtetet e Bashkuara luajtën një rol të drejtpërdrejtë në përgatitjen dhe arritjen e marrëveshjes deri në nënshkrimin e saj. Këtu në Shtetet e Bashkuara, çfarë roli luajti organizata juaj, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan?

Ilir Zherka: Mendoj se në luajtëm një rol të rëndësishëm. Ne zhvilluam rregullisht takime me zyrtarë të Departamentit te Shtetit, Une jam takuar personalisht me sekretarin Powell per t'i bëre thirrje të dërgonte në Maqedoni një ambasador të posaçëm për të ndermjetsuar ne zgjidhjen e konfliktit. Kështu pra ne e paraqitëm kërkesen tonë në nivelet më të larta të departamentit të shtetit. Lidhur me ketë çështje gjithashtu zhvilluam takime me ambasadorin James Pardew dhe kërkesa jone gjeti përkrahjen e tij dhe të zyrtareve të tjerë amerikanë. Më në fund, departamenti i Shtetit e dërgoi ambasadorin Pardew në Maqedoni dhe marreveshja e arritur flet vet për suksesin e misionit të tij. Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan gjithashtu dërgoi në Maqedoni një këshilltar ligjor per t’i qëndruar pranë delegacionit shqiptar gjatë procesit të bisedimeve me palën maqedonase. Dhe ishte puna e tij se bashku me atë të delegacionit shqiptar që çoi në hartimin e projekt dokumentit të paraqitur nga pala shqiptare dhe që tani përbën bazat e marrëveshjes se paqes. Pra mendoj se Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan luajti një rol të rëndësishëm gjatë këtyre bisedime.

VOA: Zoti Zherka, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan është një organizatë relativisht e re në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, cilat janë marrëdhëniet tuaja me shoqatat më të herëshme shqiptaro amerikane?

Ilir Zherka: Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me pjesën më të madhe të shoqatave shqiptare në Amerike. Madje shumë prej udhëheqësve të këtyre shoqatave bëjne pjesë në keshillin drejtues të organizatës sonë. Si organizatë lobiste, zyrat qëndrore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan ndodhen në Washington, pranë qarqeve më të larta politike, dhe përfaqësuesit tanë janë tepër aktivë e mbajnë lidhje të ngushta më zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshi Shtëpine e Bardhë. Ne gjithashtu bashkëpunojmë ngushtë me Kongresin, me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Por puna jonë nuk përqendrohet vetëm në veprimtarinë lobiste. Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan fillon së shpejti, brenda pak javëve, një program kualifikimi për gra. Në kuadër të këtij programi, gjate 18 muajve të ardhshëm ne do të sjellim për kualifikim në Shtetet e Bashkuara një numër udhëheqësesh politike, afariste e diplomate. Të parat që do të vijnë janë rreth 50 politikane e udhëheqëse afariste nga Kosova, të cilat pas një programi intensiv tre mujor do të kthehen në përsëri në vendlindje për të vëne në jetë përvojën e fituar në fushat përkatëse. Programi ynë do të shtrihet edhe në Shqiperi dhe në të gjitha rajonet e Ballkanit ku ka shqiptarë. Pra siç ju thashë ne zhvillojmë edhe shumë veprimtari të tjera.

VOA; Zoti Zherka, ju faleminderit.

XS
SM
MD
LG