Lidhje

Pedofilia në Internet - 2001-08-16


Ditët e fundit vëmendja e opinionit publik u përqëndrua në një krim të shëmtuar që ka tronditur shumë prindër. Bëhet fjalë për fëmijë që bien pre e perversëve seksualë që veprojnë përmes Internetit. Ekspertët thonë se një ndër pesë fëmijë që përdorin Internetin kanë ndeshur në oferta seksuale nga pedofilë. Një bisedë e thjeshtë përmes Internetit u pasua, siç shpjegon policia, nga një javë tmerri për një vajzë 15 vjeçare nga Masaçusetsi.

“Viktima u abuzua disa herë seksualisht dhe gjatë kësaj jave iu nënshtrua keqtrajtimit fizik si dhe një sërë aktesh çnjerëzore dhe poshtëruese,” thotë zëdhënësi i rajonit të policisë së qytetit Nassau, Vincent Robustelli.

Rrëmbyesit e mbanin vajzën në këtë banesë në New York. Më së fundi ajo arriti të thërrasë për ndihmë: “Pas një bisede të shkurtër dhe me frikën se do ta dëgjonin rrëmbyesit, vajza u shpëtua nga policia,” shpjegon oficeri James Boucher.

Histori të tilla po bëhen gjithnjë e më të përhapura. Këta pedofilë njohin mirë elektronikën, dhe vënë në shenjestër vajza të reja, që shkruajnë hapur për problemet e tyre në Internet. 15 vjeçarja nga Massaçusetsi shkruante se donte të ikte nga shtëpia. Dikush në Internet i ofroi ndihmë.

Anonimiteti në Internet u ka dhënë mundësi këtyre individëve të paraqiten me emra të rremë. Miqësitë që lidhen përmes Internetit mund çojnë në takime të rrezikshme.

“Të gjitha rastet që kam hetuar unë, shpjegon specialista e sigurisë në Internet, Perry Aftab, si dhe që po hetohen nga FBI-ja, kanë të bëjnë me fëmijë që grishen nga pedofilë dhe dalin vullnetarisht në takim.

Çfarë i shtyn këta fëmijë? Siç shprehet Ruben Rodriguez i Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur, Këta njerëz janë bërë miqtë e tyre, pra fëmijët nuk ngurojnë t’u japin të dhëna që nuk do t’ua jipnin personave të panjohur.

Pas një tragjedie në familje, Kathy Glover zuri miqësi me dikë në Internet. Nëna e Kathit mësoi se miku i saj ishte në fakt një pedofil mbi të dyzetat. Ai u arrestua nga forcat e rendit. Këto raste u bënë shkak për krijimin e një grupi pune që përpiqet t’u presë rrugën përpjekjeve për të viktimizuar seksualisht të miturit. Por për sa kohë që ekziston teknologjia do të ekzistojë edhe rreziku i viktimizimit të adoleshentëve.

XS
SM
MD
LG